Sapo lind një fëmijë, instinkti i tij natyror është që të kërkojë gjirin e nënës dhe të fillojë të ushqyerit me gji.
Vendosja e të porsalindurit në kontakt me lëkurën tuaj në orën e parë pas lindjes, ka disa përfitime të mëdha për të porsalindurin dhe gjithashtu edhe për ju.
Lëkura në kontakt me nënën ndihmon:
-Stabilizoni temperaturën e foshnjës.
-Shkallën e frymëmarrjes.
-Sheqerin në gjak.
-Stimulon zhvillimin e trurit.
Gjithashtu ndihmon në ndërtimin e një lidhje mes jush dhe foshnjës suaj. I porsalinduri juaj fillon të thith dhe merr qumështin e parë të quajtur colostrum që është i pasur me antitrupa, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi ky qumësht i parë ndihmon që foshnja të mos zhvillojë ndonjë alergji, në reduktimin e verdhëzës etj.
Një fëmijë duhet të pijë nga gjashtë deri në tetë herë, derisa nga dita e tretë deri në të katërt, fëmija ka nevojë për 22 deri në 27 mililitra të qumështit.
Nuk preferohet që të filloni të ushqyerit me ndonjë gjë tjetër para gjirit, për shkak se mund ta rrezikojë jetën e foshnjës suaj./Gazeta Shneta/