I mbushur me kalium dhe vitamina esenciale, bananet janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese.
Por a e dini se lëkura e frutave mund të jetë po aq e dobishme sa vetë banania?
Në të vërtetë, lëvozhga e një banane mund të përdoret në forma të ndryshme duke përfshirë zbardhjen e dhëmbëve tuaj duke hequr ja hequr një pjesë, shërimin e akneve dhe madje shërben si qetësues për dhimbje të kokës.
Mënyrat më të mira për të bërë më tepër përfitime me lëvozhgën e banane dhe me të vërtetë do t’ju habisin, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Zbardhja e dhëmbëve: Fërkimi i lëvozhgës së bananes mbi dhëmbët tuaj për disa minuta para se të lani çdo ditë mund të ndihmojë që ato të shkëlqejnë për disa javë.
Heq lythat: Jo vetëm që heq lythat por edhe siguron se nuk do të kthehen më.
Ilaç për aknet dhe skuqje tjera të lëkurës: Vitaminat dhe mineralet në lëvozhgën e banane lehtësojnë inflamacion dhe lëkurën e irrituar. Fërkoni një lëvozhgë mbi lëkurën tuaj çdo natë dhe ju duhet të vini re përmisime në vetëm disa ditë.
Ndihmon në dhimbjen e kokës: Nëse keni migrenë, vendosjen e një lëvore të freskët të bananes në ballin tuaj mund të bëjë mrekulli.
Shkëlqen rrobat tuaja: Fërkimi i një lëvore nëpër këpucët, veshjet prej lëkure dhe argjendi mund ta bëjnë atë të shkëlqejë dhe të duken sa të reja aq edhe të mira.
Gatim: Në kuzhinat aziatike, gjethet e bananes përdoren për aromatizues. Një nga mënyrat më të thjeshta për të mbajtur pulën e përgatitur të këndshme dhe me lagështirë është vendosja e një lëvozhgë banane në krye të çdo pjese kur e pjekni atë.
Diçka që nuk duhet munguar kopshtit tuaj: Thajini lëkurat e bananeve dhe bluajini ato në përpunuesin e ushqimit përpara se të spërkatni si pleh tokën tuaj./Gazeta Shneta/