Të heqësh dorë nga veset nuk është gjithmonë e lehtë. Por, të njëjtën gjë nuk po e thotë një studim, i cili po pretendon se ka gjetur zgjidhjen për nënat që nuk po mund ta lënë dot duhanin.
Nga studimet u pa që problemet e frymëmarrjes te bebet, nënat e të cilëve kishin konsumuar duhan gjatë shtatzanisë, por ndërkohë kishin përdorur edhe vitaminën C, ishin zhdukur.
Studimi i cili u publikua nga “American Thoracic Society” rekrutoi 252 gra shtatzëna të cilat pinin mesatarisht 7 cigare në ditë. Ndërkohë, gjatë gjithë studimit të gjitha gratë u inkurajuan të linin duhanin, por vetëm gjysmës së tyre iu ofruan 500 mg Vitaminë C në ditë. Pas lindjes së bebeve studiuesit matën kapacitetin e mushkërive të tyre (FEF).
Studiuesit e matën FEF-në në moshën 3 dhe 12 mujore. Në testet e bëra në moshën 3 mujore, 2 nga 3 bebe nënat e të cilëve kishin marë vitaminë C në shtatzani patën rezultate më të larta se bebet nënat e të cilëve nuk e kishin marrë suplementin. Ndërsa në moshën 12 mujore të gjithë bebet, nënat e të cilëve kishin marrë suplementin e vitaminës C patën rezultate më të larta se pjesa tjetër, nënat e të cilëve nuk e kishin marrë suplementitn.
Madje rezultatet e tyre ishin shumë afër me ato të bebeve që kishin lindur nga nëna jo duhanpirëse.
Megjithëse studime të mëtejshme nevojiten për të mësuar se përse vitamina C ka këtë efekt mbrojtës te mushkëritë e bebit, studiuesit ende spekulojnë se ajo parandalon depozitimin e kolagjenit të shkaktuar nga tymi dhe nikotina në rrugët e frymëmarrjes. Por gjithashtu ajo parandalon ndryshimet epigjenetike që shkaktohen nga ekspozimi i bebit ndaj duhanit.