Mos u ndjeni keq nësë foshnja juaj protestojnë sa herë që provoni t’ia ndërroni rrobat. Kjo ndodh për shkak se kishte nëntë muaj që qëndrontë në një ambient të ngrohtë brenda fetusit dhe i do pak kohë të adaptohet me temperaturat e jashtme.
Imagjinoni se çfarë duhet të ketë ndjerë në mitër: të ngrohtë dhe të mbrojtur, butë dhe qetë. Fëmija juaj ende preferon të ndihet ashtu tani që ai është jashtë në botë, raporton Pranets, përcjellë GazetaShneta.
Foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit shumë mirë. Kur ata janë të zhveshur, ndodh një rënie drastike e temperaturës gjë që i merr më shumë kohë për t’u ngrohur sapo të veshen përsëri.
Gjithashtu, kur e ndërroni fëmijën tuaj, të gjitha pjesët e ndryshme të trupit të tij po shtyhen dhe tërheqen. Për foshnjat që janë shumë të ndjeshëm ndaj prekjes, përvoja mund të jetë veçanërisht irrituese andaj reagojnë duke u larguar dhe duke qarë.
Kur ndërroni fëmijën tuaj, sigurohuni që ta mbuloni me një batanije të lehtë. Po ashtu mos e zhvishni të gjithin në të njejtën kohë. Kur i ndërroni pampersin, mbajani bluzen sa më poshtë dhe po ashtu ngorhni salvetat ashtu që ato të mos e ftohin lëkuren e foshnjes.
Megjithatë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të qëndroni të qetë. Kur të shqetësoheni, fëmija juaj e ndjen atë në shprehjet tuaja të fytyrës, në zërin tuaj dhe në mënyrën se si e prekni atë. Ju ndoshta nxitoni që ta kryeni procesin më shpejt – dhe kjo do ta bëjë bebin edhe më të stresuar.
Pra merr frymë thellë dhe mbani mend: Të qarat nuk kanë të bëjnë me ju. Flitni fëmijës tuaj më zë të ëmbël deri sa I terë procesi të përfundoje. /GazetaShneta/