Kivi është një nga ushqimet solide nga të cilat rekomandohet t’iu jepen bebes pas gjashtë muajve ushqim me gji.
Zakonisht kivi mund të prezantohet pas muajt të 8-të, por nëse bebi juaj ka shfaqur më parë alergji nga ushqime të ndryshme është mirë të prisni deri pas muajt të 10-të.
Gjithashtu nëse ndonjë pjesëtar i familjes ka alergji nga kivi, konsultohuni me pediatrin tuaj përpara se t’ja ofroni atë bebit.
Përfitimet që ka bebi nga konsumimi i kivit:
1.Kivi është i pasur me vitamina C, A, fibra dhe antioksidantë. Një kivi përmban 230% të sasisë së rekomanduar të vitaminës C për bebe në ditë, gjë që ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar të bebit dhe rrit efikasitetin e absorbimit të hekurit nga ushqimi.
2.Kivi çliron konstipacionin si dhe ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve për shkak se është i pasur me antioksidantë.
3.Kivi përmbanë edhe fitonutrientë të cilët ndihmojnë në riparimin e ADN-së duke ofruar mbrojtje nga disa lloje kanceri.
4.Kivi besohet se mund të parandaloj astmën, të ulë nivelin e yndyrës në gjak dhe të reduktojë rrezikun e mpikses së gjakut.
5.Gjithashtu kivi është i pasur me hekur, kalçium, kalium, magnez dhe zink, dhe të gjitha këto janë shumë të nevojshme për zhvillimin normal të bebit/pernenat.al/