Ja mënyra e vetme si mund ta kuptoni se keni infeksion fungal

2017-03-26 në ora 21:22

Kur ju keni infeksion fungal, sigurisht ndjekni rutinën e njejtë: mallkoni faktin pse ju ka ndodhur juve, e nxitni veten të shkoni në barnatore për të marrë ndonjë krem apo supozitorë, përdorni medikamentet dhe shpresoni të ju kalojë infeksioni.

Të gjithë e bëjmë këtë, por ekspertët thonë se kjo është mënyrë e gabuar e të reaguarit. Në fakt, ata pohojnë se mënyra e vetme për t’u ballafaquar me infeksion fungal është të vizitoni gjinekologun tuaj dhe të bëni analizat e duhura. Po, ka teste të tilla që mjekët ju rekomandojnë.

Sherry Ross, eksperte e gjinekologjisë në qendrën mjekësore Saint John, Kaliforni, shpjegon se pse është e rëndësishme të bëni analizat dhe të testoheni: infeksionet fungale kanë simptoma – skuqje, irritim, dhimbje dhe ndjesi djegie – që ndërlidhen me infeksionet vaginale siç është vaginoza bakteriale dhe disa sëmundje tjera seksualisht të transmituara, si klamidia dhe gonorea.

“Pjesa më konfuze është sekrecioni apo rrjedhja”, thekson ajo. “është e pazakontë për ndokënd me klamidia të ketë sekrecionin e trashë, por sekrecioni i infeksioneve fungale mund të jetë poashtu edhe me ngjyrë të bardhë, verdhë madje edhe në të gjelbër”.

Dhe, nëse përdorni medikamente për infeksion fungal ndërsa aktualisht keni diçka tjetër, kjo mund të jetë shumë e dhimbshme. Mund të jetë dhimbja apo djegia më e ndjeshme që mund të keni në vaginë, thotë Ross, shkruan Glamour, transmeton Femra.

Bëni ekzaminim tek mjeku juaj. Ai mund të bëjë kulturën vaginale për të parë se çfarë po ndodhë aty, duke ju propozuar më pas trajtimin e duhur sipas nevojës suaj.

Pra, të jemi të sinqertë, ndoshta nuk ndjeheni rehat të shkoni vazhdimisht tek mjeku për secilin infeksion të mundshëm që merrni, andaj Anandhi Nadarajah, gjinekologe në qendrën mjekësore Newton, rekomandon të caktoni mënjëherë termin nëse keni dhimbje të pazakontë (diçka më shumë se djegie dhe irritim me të cilën mund të jetoni) ose nëse keni infeksione tjera të papërballueshme. Nadarajah thekson poashtu se ekzistojnë lloje të caktuara të infeksioneve fungale që nuk i përgjigjen mjekimit të zakonshëm andaj edhe mos e anashkaloni vizitën në mjek nëse trajtimi nuk ka efekt.

Pra, nëse keni simptome klasike ju mund t’i trajtoni me mjekim të zakonshëm, por Ross i apelon njerëzit se ju nuk mund të dini vet nëse bëni trajtimin e duhur apo të gabuar të organizmit tuaj, duke përkeqësuar kështu edhe më shumë. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *