Disa fëmijë kanë vështirësi dhe nuk tregojnë kur kanë nevojë të urinojnë dhe të tjerët kur duhet të defekojnë por e rëndësishme është që ju të kuptoni kur fëmija jep sinjalet që është gati.
Si ta kuptojmë kur fëmija është gati për të kryer nevojat në banjo?
– Kalon shumë kohë me pampers të thatë. Sidomos nëse zgjohet në mëngjes me një pampers të thatë do të ishte koha e duhur për të filluar heqjen. Kjo tregon se ka aftësi të mbajë më gjatë urinën dhe gjatë heqjes së pampersit do të kryejë më pak nevojat jashtë banjos.
– Tregojnë nëse kanë kryer nevojat në pampers. Dhe kjo ndodh vërtet! Nëse nuk tregon do të thotë që ende nuk është gati pasi nuk e kupton atë që është duke ndodhur. Ndonjëherë mund të ndodhë që ai të mos tregojë me fjalë por me veprime, për shembull shkon kryen nevojat në pampers në një vend të caktuar në shtëpi.
– Mund të ulin dhe ngrejnë vetë pantallonat e tyre. Kjo nuk do të thotë se mund të zbërthejnë zinxhirat apo butonat, prandaj i vishni pantallona që mund t’i heqë vetë për të shkuar në banjo.
Fëmija ndihet krenar pasi arrin të kryejë një veprimtari të caktuar gjë që ka lidhje me zhvillimin e tij.
Në momentin që ai do të jetë në gjendje të ketë këto ndjenja do ta ketë më të lehtë heqjen e pampersit dhe madje do të ndihet sikur kanë arritur një gjë shumë të madhe!
Fëmija juaj e kupton kur të tjerët kryejnë nevojat në banjo. Ai fillon të tregojë interes ndaj kësaj. Ju duhet të filloni t’i flisni rreth heqjes së pampersit dhe në ndihmë mund t’ju vijë edhe fëmija juaj më i madh. / Gazeta Shneta/