Dr. Shigeaki Hinohara e kaloi jetën duke studiuar jetëgjatësinë dhe jetoi deri në moshën 105 vjeç.
Këtu janë disa prej këshillave të tij për të jetuar një jetë të gjatë e të shëndetshme. Nëse dëshironi të jetoni një jetë të gjatë e të shëndetshme, nuk duhet ta humbni atë që mjeku japonez Hinohara shpalosi si “sekrete” për të jetuar një jetë të gjatë.
Hinohara, i cili vdiq më 18 korrik 2017, ishte kryetari i Universitetit Ndërkombëtar të ‘Shën Lukës’ dhe president nderi i Spitalit Ndërkombëtar me po të njëjtin emër, shkruan Shije.al, transmeton Gazeta Shneta.
Në një intervistë me Judit Kawaguchi të ‘Japan Times’ në temën e jetëgjatësisë, ai rekomandoi disa udhëzime bazë për jetëgjatësinë. Njëri prej tyre është të dalin në pension me vonesë.
1.Dilni në pension me vonesë
Për shkak se njerëzit jetojnë shumë më gjatë , veçanërisht në Japoni, Dr. Hinohara pohoi se ata duhet të dalin në pension edhe më vonë. Ai vendosi të trajtonte pacionetë edhe disa muaj para se të vdiste. Për 15 vjet ai punonte pothuajse 18 orë në ditë.
2. Argëtohuni sa më shumë
Udhëzime të tjera të rekomanduara nga Hinohara përfshijnë një mënyrë jetesë të shëndetshme, që nënkupton të ushqeheni mirë dhe të flini gjumë mjaftueshëm. Njëkohësisht, të argëtoheni sa më shumë. Ai thoshte që nuk është mirë ta lodhni trurin në kohën e drekës apo të gjumit.
3. Ushqehuni mirë dhe jini të rreptë me ushqimin
Studiuesi japonez gjithashtu këshilloi që të mos jeni mbipeshë. Regjimi i tij ishte mjaft i rreptë: Në mëngjes pinte kafe, një gotë qumësht dhe pak lëng portokalli me një lugë gjelle vaj ulliri në të. Sipas tij, vaji i ullirit është ideal për arteriet dhe për lëkurën. Në drekë disa biskota dhe qumësht. Ai nuk ishte kurrë i uritur sepse fokusohej shumë te puna. Darka e tij ishte peshk, oriz, perime dhe 2 herë në javë nga 100 gram mish.
4. Pyetni për gjithçka, duke përfshirë këshillat e mjekut tuaj
Edhe pse Hinohara ishte një mjek, ai u thoshte pacientëve të tyre të bëjnë kërkime rreth rekomandimeve që merrnin nga mjekët. Kështu, për shembull në raste operacionesh duhet të ishin shumë të vëmendshëm.
5.Lëvizni sa më shumë
Siç mund ta dini, stërvitja këshillohet shumë nga të gjithë. Hinohara ngjiste nga dy shkallë njëherësh për të vënë muskujt në lëvizje. Ai rekomandonte që të argëtoheni sa më shumë për të luftuar dhimbjen, e cila është e pashmangshme në jetë. /Gazeta Shneta/