Muaji që do të lindni beben tuaj është i lidhur mjaft ngushtë me shëndetin që do ta zhvillojë më tej.
Kështu, në një studim të realizuar nga Universtiteti i Kolumbias, të gjeturat ishin për foshnjat që kishin lindur në tetor dhe nëntor kishin më shumë rrezik që të zhvillonin sëmundje, derisa fëmijët e tjerë të lindur në muajt e pranverës dhe të verës janë më të mbrojtur, transmeton Gazeta Shneta.
Alergjitë dhe astma
Në Danimarkë, bebet e lindura në Maj dhe Gusht, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë astmën.
Probleme të riprodhimit
Fëmijët që lindin gjatë muajve të tetorit dhe nëntorit, kanë më shumë rrezik të kenë komplikime të shumta gjatë lindjes së foshnjës.
Probleme me zemrën
Fëmijët e lindur në prill dhe mars, në fakt edhe pse në stinën e pranverës kanë më shumë gjasa që të kenë probleme të zemrës.
Derisa fëmijët që kishin lindur në korrik dhe gusht, përballeshin më shumë me probleme të hiperaktivitetit, dhe me shumë gjasë nuk vazhdonin kolegjin, në krahasim me fëmijët e lindur në shtator.
Në përgjithësi, fëmijët që kanë lindur në kohën e verës, në fakt kishin më shumë probleme me sytë dhe me peshën trupore.
Derisa maji dhe qershori, ishin dy muajt më të mirë që mund të lindni foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/