Pas nëntë muajsh shtatzëni, sigurisht se pyetja e parë që i bëni ju vetës dhe rrethi juaj juve, është emri për të posalindurin?
Kjo njëherësh është një nga pjesët më të bukura për ju, por njëherësh edhe mjaft e vështirë.
Për t’ua lehtësuar pak a shumë zgjedhjen tuaj, ua sjellim tre emrat që më së shpeshti u janë lënë fëmijëve të posalindur në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Amar është një nga emrat që nga viti 2010 është përdorur më së shumti në Kosovë, sipas raporteve të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, bashkë me dy emrat tjerë: Diar dhe Leon.
Sidoqoftë emri, ta keni me shëndet fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/