Pa marrë parasysh nëse jeni në fillim, në fund apo në periudhën pas shtatzënisë, lodhja është e pranishme si pasojë e koncentrimit të madh të hormoneve në organizmin tuaj. Megjithatë, mund të lajmërohet edhe si pasojë e zhvillimit të frytit (që bazohet direkt në organizmin tuaj dhe ndjeheni të lodhura), anemisë, hipotireoidizmit (sekrecioni i zvogëluar i hormonit të gjendrës mbrojtëse), aktivitetit të shtuar rreth të posalindurit, ushqyerjes së parregullt…
Si ta mund lodhjen?
Lodhjen do ta „mundni“:
– Duke ndëgjuar trupin tuaj – nëse jeni të preokupuara me obligime ditore dhe organizmi ju dërgon sinjale (jeni të lodhura, të përgjumura) – ndani disa momente për veten, mundohuni që të flini dhe të largoni nga koka mendimin që në çdo moment të jeni një “super” nënë.
– Gjithsesi kërkoni ndihmë – ndani obligimet e juaja rreth foshnjes me të afërmit tuaj .
– Flini më shumë – nuk është mëkat nëse flini më herët apo nëse qëndroni pak më gjatë në krevat.
– Aktiviteti fizik mund të ju ndihmojë shumë në largimin e shenjave të lodhjes. Mjaftojnë gjithsej 30 minuta shëtitjeje të lehtë në park.
– Dhe natyrisht, ushqimi adekuat ndihmon shumë në luftën kundër lodhjes.
A mund ta shkaktojë ushqimi lodhjen?
Natyrisht që po. Nëse:
– Nuk konsumoni sasi të mjaftueshme aminoacidesh esenciale (të pranishme në gjërat ushqimore me prejardhje shtazore) – të rëndësishme për qarkullimin e sheqerit në gjak (stimulojnë tajitjen e insulinës), për krijimin e hemoglobinës, sintezën e proteinave në muskuj dhe ndërtimin e masës muskulore – reflektohet me paraqitjen e lodhjes;
– Nëse konsumoni sasi më të mëdha të kripës së kuzhinës – do të çrregullojë ekuilibrin bazik acidik me konsumimin më të madh të natriumit (që përmban kripa e kuzhinës), ndërsa mungesa e kaliumit – qelizat tuaja fillojnë të “vuajnë” dhe si pasojë e kësaj paraqitet lodhja. Natriumi zë vendin e kaliumit në organizëm dhe lidh sasitë e mëdha të ujit në qeliza dhe pamundëson kalimin e energjisë – ndiheni të rëndë, të fryrë dhe të përgjumur;
– Konsumoni pije të gazuara dhe alkoholike, për tretjen e të cilëve organizmi harxhon sasi të mëdha të energjisë;
– Në mëngjes hani gjëra ushqimore të cilat kanë mjaft karbohidrate të thjeshta (si psh. mëngjesi i përbërë nga buka e bardhë dhe xhemi) – gjatë orëve të pasdites do të ndjeni lodhje si pasojë e hipoglikemisë (koncentrimit të zvogëluar të sheqerit në gjak);
– Ushqimin tuaj e bazoni në gjëra ushqimore të varfëra nutritive (më së shpeshti të përpunuara industrialisht – oriz i lëmuar, prodhime të konzervuara dhe të thata, mielli i bardhë dhe prodhimet nga ai) – lajmërohet lodhja edhe gjatë aktivitetit më të vogël;
– Hani ushqime të pasura yndyrore – sasia e tepruar e yndyrës ngadalëson dukshëm tretjen (tretja e ushqimit në ato raste mund të zgjasë gjer në 4-5 orë) dhe shkakton ndjenjën e rëndesës në lukth, lodhje dhe përgjumësi.
– Ushqeheni me gjëra ushqimore të varfëra me vitaminën B kompleks – poashtu është një nga fajtorët për paraqitjen e lodhjes (shumë e shpeshtë tek vegjetarianët);
– Konsumoni ushqim në “kohë të gabuar” – psh, kapërceni mëngjesin dhe shujtën e parë (së shpeshti voluminoze) e konsumoni në orët e pasditës;
– Në menynë tuaj ditore nuk keni sasi të përshtatshme të pemëve dhe perimeve të freskëta, gjegjësisht sasi të përshtatshme të vitaminës C – do të ndjeni lodhje dhe rraskapitje.