Nëse shkoni në Spitalin e Ferizajt, të paktën nuk mund të ankoheni për mikpritje.
Një motër medicinale në këtë spital rajonal ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaq ngrohtësinë e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Është Pranvera Hyseni, motra e cila ka ilustruar zemrën me gishtat e duarve si dhe me një buzëqeshje për t’ua hequr shqetësimin pacientëve.