Kur fillojnë kontraktimet, qafa e mitrës fillon të hapet gradualisht.
Në javët para lindjes, trupi juaj ngadalëson prodhimin e hormoneve progesterone duke rritur prodhimin e hormoneve të tjera, transmeton Bebja.
Kontraktimet e vërteta të lindjes janë ritmike dhe të dhimbshme, dhe rriten në mënyrë të vazhdueshme e bëhen gjithmonë e më të forta.
Muskujt e fortë në qafën e mitrës shtypin që të drejtojnë fëmijën tuaj në drejtim të mitrës.
Lëngu juaj amiotik nis të rrjedhë duke shkuar pastaj në një rrjedhë të lëngjeve.
Qafa e mitrës tuaj do të fillojë hapjen dhe pasi të keni arritur në hapjen me diametër prej 4 centimetrash, trupi juaj do bëhet gati për lindjen.
Gjatë këtij procesi kontraktimet bëhen më të forta dhe më të shpeshta.
Kur hapja shkon në 10 centimetra, doktori e mamia ju kërkojnë që të shtyni. Ky është sinjali se faza e dytë e lindjes ka filluar.
Fëmija juaj do të shkojë poshtë pas çdo tkurrjeje. Tre kockat veçanta të buta të kokës së tij do të përputhen përkohësisht kështu që ai mund të kalojë nëpër kanalin e lindjes rehatshëm.
Do të dalë koka e bebit. Me disa shtytje të tjera dhe do të arrini të shihni fytyrën e fëmijën tuaj, supet, dhe trupi do të dalë plotësisht.
Në fazën e tretë dhe të fundit të lindjes, placenta juaj shkëputet dhe është jashtë trupit tuaj.
Me frymëmarrjen e parë të fëmijës suaj do të ndjeni se udhëtimi i pabesueshëm i lindjes është plotësuar tashmë.