Lehtësoni dhimbjet me këtë metodë të lashtë japoneze!
Mjekësia e lashtë japoneze thotë se secili gisht lidhet me një organ të caktuar në trup dhe se për përmirësimin e atij organit,si dhimbjet e kokës dhe kapsllëku, duhet ta fërkoni gishtin e caktuar
1. Gishti i madh është i lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Bëni masazh këtij gishti kur të ndieni që zemra po ju rrah tepër shumë dhe kur keni probleme me frymëmarrje.
2. Gishti tregues është i lidhur me veshkat dhe fshikëzën. Bëni masazh këtij gishti kur ju mundojnë kapsllëku apo diarreja. Bëni masazh edhe në rast se keni probleme me shpretkën dhe lukthin.
3. Gishti i mesëm është i lidhur me tëmthin dhe mëlçinë. Bëni masazh këtij gishti kur ju mundon pagjumësia, migrena dhe kur gjatë drejtimit të veturës ndieni pështjellim në stomak.
4. Gishti i unazës është i lidhur me zorrën e trashë. Bëni masazh këtij gishti nëse ju mundojnë dhembja e kokës, migrena, shtangia dhe dhembja e qafës, që mund të jenë pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut.
5. Gishti i vogël është i lidhur me zorrën e hollë. Bëni masazh këtij gishti kur ndieni vështirësi dhe nervozë.
Këshillë plotësuese: në shuplakat tona gjenden shumë nerva andaj nëse dëshironi ta përparoni shëndetin tuaj, thjesht duartrokitni./kosovasot