Ja çfarë mund të ju ndodhë kur e mbani teshtimën

2018-06-13 në ora 06:50

Një 34-vjeçar ka teshtirë me hundë të mbyllur, gjë që i ka shkaktuar një çarje në fyt dhe është detyruar të qëndrojë në spital.

Më pas ai ndjeu një shpërthim, iu zhvillua ënjtje në qafë dhe filloi të përjetonte dhimbje sa herë që gëlltiste, jofton Gazeta Shneta.

Zëri i tij ndryshoi gjithashtu, gjë që zakonisht nuk ndodh për dikë rreth dy dekadave pasi i ka kaluar puberteti.

Ai e grisi faringun e tij, që është rruga që lidh gojën dhe zgavrën e hundës në ezofag dhe qëndroi në spital për rreth një javë, derisa çarja është shëruar deri në pikën ku mund të hante ushqim dhe të pinte pije pa dalë jashtë faringut.

Mjekët i rekomanduan të mos mbyllë gojën dhe hundën kur të teshtijë herët tjera.

Në raste më të rralla, mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndet.

Kur ndodhin këto raste, mund të shkaktohen pasojat si vijon:

Lëndim i diafragmës,

Këputja e enëve të bardha të gjakut në sy,

Lëndim i veshit (rasti më i rënd dëmtim i pjesës së brendshme e cila mund të shkaktojë edhe humbjen e dëgjimit),

Infeksion i veshit (për shkak të mukozës së infektuar që depërton në vesh),

Mos mbajtje e urinës,

Këputja e enëve të gjakut në tru për shkak të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut. /GazetaShneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *