Pavarësisht dhimbjeve që shkakton kjo metodë e të lindurit, ajo ka edhe anët pozitive të saj.
Ndyshe nga lindja artificiale, lindja natyrale nuk e mundon shumë nënën dhe trupin e saj për të lindur. Pra dhimbjet janë momentale dhe më vonë sa vijnë e zvogëlohen. Do të vuani për disa minuta, por duhet të dini që do të gëzoni gjithë jetën.
Trupi i femrës ka nevojë të pastrohet vazhdimisht dhe lindja natyrale është perfekte për ta bërë këtë.
Gjatë lindjes natyrale keni mundësimë që dhe bashkëshorti juaj të ndodhet pranë jush. Ai përjeton të njëjtën dhimbje me ju dhe në një farë mënyre jua pakëson emocionalisht dhimbjen.
Kur po planifikoni të keni një lindje natyrale, keni mundësinë që të ndiqni disa kurse përgatitëse për lindje. Këto kurse do t’ju ndihmojnë të kaloni një lindje sa më të lehtë dhe ta merrni pozitivisht këtë.
Në rastet kur trupi juaj nuk e përballon dot lindjen natyrale kaloni në një fazë tjetër ku përdoren disa lloje drogash për të bërë trupin të mos ndiejë asnjë dhimbje, por në disa raste ndodh që këto droga të mos kenë asnjë lloji efekti, plus kësaj kanë efekte shumë negative tek shëndeti i nënës pas lindjes.
Si mund ta përgatis veten për një lindje natyrale?
Në rastet kur keni vendosur të keni një lindje natyrale, duhet të filloni të përgatiteni për këtë. Duke filluar që nga kurset apo duke e praktikuar skenën e lindjes në shtëpi. Një lindje natyrale mund të zhvillohet dhe në shtëpi, kurse ajo artificiale jo. Pra kjo do të thotë që lindja natyrale shfaq shumë më pak vështirësi se sa benefite./Kids’ Time.