Ja çfarë duhet të hani për të shtuar peshë brenda 1 muaji

2017-09-29 në ora 19:24

Të krijoni një plan të dietës për të humbur peshë, është goxha e lehtë. Por, për ata persona që dëshirojnë të shtojnë peshën trupore, planifikimi i dietës është paksa e vështirë.

Shtimi i peshës në mënyrë të shëndetshme, nënkupton të konsumoni sasinë e duhur të proteinave, vitaminave, fibrave dhe mineraleve. Prandaj, duhet të planifikoni dijetën të pasur me ushqime që iu ndihmojnë të shtoni peshë.

Ata persona që e dëshirojnë shtimin e peshës, duhet të besojnë në metodat natyrale, dhe jo produktet e blera në markete, për arsyen se këto të fundit shkaktojnë efekte anësore.

Çfarë të hani në mëngjes?

Në mëngjes, iu duhet një gotë qumështi i vakët ose një filxhan kafe/çaj, lëngë frutash të freskët dhe një pjatë të përzier drithërash dhe gruri, dy vezë dhe tre feta të holla buke të zezë me marmeladë ose buter.

Në vend të gjithë këtyre, ju mund të konsumoni edhe dy pallaqinka më të dendura, me djathë.
Mëngjesi duhet të bëhet me kombinimin e proteinave dhe karbohidrateve, dhe asnjëherë nuk duhet të shmanget mëngjesi.

Çfarë të hani në drekë?

Për racionin e dytë të ditës, pra drekën, mund të konsumoni një pjatë të thellë kos të ëmbël, ose oriz, perime të gjelbërta, sallatë e cila përmbanë domate, tranguj, ullinjë të zi dhe lulelakër.

Të anshkaloni drekën mund të ndikoj në organet tretëse, dhe në rritjen e problemeve me gastrikin. Dreka ndihmon në mirëmbajtjen e gjithë organizmit. Nëse konsumoni një sasi të konsiderueshme të perimeve në një racion, do të ushqeheni shëndetshëm.

Zamrat e mbrëmjes:

Gjatë kësaj kohe, do të filloni të ndiheni e uritur sërish. Prandaj, në këtë racioni mund të hani dy feta të holla buke të zezë dhe një filxhan kafe/çaj, ose smoothie të mollës/mangos.

Çfarë të hani në darkë?

Gjatë darkës, mund të konsumoni një pjatë të thellë kosi të ëmbël apo të njelmët. Së bashku me të, shtoni 1-2 perime të gjelbëra ose thjerrëza, apo një pjatë sallatë. Pas 15-20 minuta të darkës, duhet të pini një gotë ujë me limon.

Darka juaj duhet të jetë e nutricionuar dhe në të duhet të ketë asgjë për të cilën nuk keni njohuri.

Për t’u përshtatur me planifikimin e dijetës, mund të shtoni peshë në mënyrë shumë të lehtë. Nëse pesha juaj nuk shtohet pas një muaj, konsultohuni me doktorin tuaj. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *