Urime!!! Edhe nëse jeni duke kërcyer nga gëzimi apo jeni ende të shokuara, pernenat.al është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të kësaj rrugë të vështirë, për të pasur një shtatzani të shëndetshme dhe të lumtur. Sigurohuni të rehatoheni dhe na lini neve t’ju ndihmojmë në këto ditë të para të shtatzanisë tuaj.
5 gjera që duhet të bëni që shtatzania juaj të ketë një fillim të mbarë:
Llogarisni daten e lindjes.
Llogarisni daten e lindjes nëpërmjet programit që ju ofron pernenat.al.
Kontaktoni gjinekologun tuaj
Kontaktoni me gjinekologun tuaj për të lënë takimin e parë për kujdesin e shtatzanisë. Gjinekologu do t’ju këshillojë dhe disa rekomandime në lidhje me ushqyerjen dhe aktivitetet e tjera që kryeni gjatë jetës suaj të përditëshme .
Kontrolloni shëndetin tuaj
Ju duhet të keni nën kontroll shëndetin tuaj duke eleminuar gjërat e dëmshme për shtatzaninë si kafeina, alkooli apo duhani. Do t’ju duhet ta ndryshoni paksa stilin tuaj të jetesës për të pasur një shtatzani të sukseshme por mos u shqetësoni sepse pernenat.al është këtu që shtatzania juaj mos të jetë e mërzitshme.
Kujdesuni për mire veten
Në shtatzani duhet të mbani një dietë të shëndetshme për të ndihmuar zhvillimin e bebit. Gjithashtu duhet të merrni vitaminat e nevojshme dhe të tregoni kujdes nga ushqime të ndryshme.
Përgatituni për atë që ju pret
Javët e para të shtatzanisë janë pak të vështira si pasojë e sëmundjes së mëngjesit dhe të vjellave të shumta që do të përjetoni. Por mos ushqetesoni sepse të gjitha janë normale dhe këshillat në ambientet tona virtuale të diskutimit do t’ju ndihmojnë ti kaloni sa më shpejt./pernenat/