Ja çfarë çaji duhet të pini në bazë të grupit të gjakut

2018-02-01 në ora 20:24

Padyshim, që stina e dimrit është njëra ndër periudhat ku çaji pihet jashtëzakonisht shumë, dhe që ka shumë benefite.

Por, a keni menduar se përse njerëzit zgjedhin lloje të ndryshme të çajit?

Kjo mbase për shkak të grupit të gjakut, dhe janë disa lloje të çajit për secilin grup të gjakut.

Grupi i gjakut A: Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengur dhe xhenxhefilit.

Grupi i gjakut 0: Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm.

Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

Grupi i gjakut B: Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuat, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt.

Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

Grupi i gjakut AB: Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe nenexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes./Living.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *