Sidomos në ditët e ftohta, nënat i duke tentuar t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga i ftohti veshin lloje të ndryshme çorapesh bebeve të tyre.
Por kjo problematikë trajtohet më së miri nga Mamia Razije Musa, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, tregon për raste të tilla.
Ajo thotë se gjatë tremujorit të parë bebet rriten më me shpejtësi prandaj duhet të keni kujdes me veshje të ngushta, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa më tutje, ajo tregon edhe se si duhet trajtuar, për më shumë keni postimin e plotë të Mamisë Razije Musa:
”Pershendetje Nena
Foto te tilla shpesh me vijne ne inbox. Me probleme te shputes, gishterinjeve apo thonjeve, te inftuar dhe me qelb.
Fenomen shqetsues edhe per nenen edhe per foshnjen.
Pse vie deri te kjo?
1. Duhet ta dini qe gjate tre mujorit te pare beba rritet ne menyre te shpejte. Pra nese ju i veshni qorape te ngushta dhe pizhama me kembeza, ju automatikisht e keni shtypur shputat e kembes dhe e keni nderpre rritjen e thonit ne menyre te drejte,prandaj edhe vjen deri te infeksioni.
2. Ose nese ua keni pre thonjet e bebes ne formë rrumbullake dhe kanalet e thonit jane infektuar.
3. Thonjet e bebeve prehen ne forme te drejte dhe jo shkurte, as shume gjatē mos u leni.
Si ti ndihmoni bebēs
Futjani shputen e kembes ne uje te vaket dhe hidhni pak kripe , mbani 8-10 minuta dhe ua mbeshtillni me nje fash sterile dhe me ne fund ua lyni me ndonje yndyre per beba.
Ose merrni uje te vaket me dy qese kamomile dhe per 8-10 minuta zhytjani kembet e bebes. Ose vendosni qorapet ne kamomil per disa minuta dhe pastaj ia mbathni, ose edhe metoda tjerer qeset e kamomilit ka vendosni ne gisht per disa minuta.
Nēse ka qelb mesiguri mjeku i pērshkruan antibiotik lokal , patjeter mos i neglizhoni si probleme dhe konsultohuni me mjekun
Me shume dashuri
Razija”/Gazeta Shneta/