Istogu nga kjo javë është bërë me një qendër të avancuar të ofrimit të shërbimeve mjekësore.
Qendra e avancuar ‘Optima’ ka filluar punën në ofrimin e shërbimeve diagnostike në fushat e ndryshme, përfshirë Gjinekologji, Mjekësi Familjare, Reumatologji, Ortopedi, sëmundje kardiovaskuale e të tjera.
Për realizimin sa më të avancuar të vizitave mjekësore, kjo qendër është pajisur me një ultrazë të teknologjisë së fundit 3D/4D i cili do u jap pacientëve rezultate të sakta të ankesave dhe problemeve të tyre mjekësore.
‘Optima’ është pajisur me Logiq P7, ultrazë nga prodhuesi amerikane GE Healthcare, që është ultrazëri i parë i këtij lloji i instaluar në Kosovë.
Përveç këtij ultrazëri, kjo qendër posedon edhe rëngenin 3D dentar, ndër më të avancuarit në rajon për imazhërinë dentare dhe me përvojën në Suedi e Angli të Dr Valdet Januzaj, ofron shërbimin më cilësor në fushën e stomatologjisë.
Nga tash e tutje, pacientët nga Istogu, Peja, Klina e pjesët tjera nuk kanë nevojë udhëtimi në në Prishtinë për t’u diagnostifikuar rreth problemeve të tyre shëndetësore, pasi një gjë të tillë mund ta bëjnë në ‘Optima’.
Kjo qendër gjendet te Lagjja e Re në Istog. Numri për kontakt: 044 907 051.