Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për të rregulluar punët në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit”.
“Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.
Ismaili është zgjedhur ministër në Qeverinë Haradinaj e themeluar para pak ditësh.
Pas dy ditësh ai u përball me skandalin e vdekjen e dyshimtë të 3 pacientëve në QKUK, të cilën është duke e hetuar edhe prokuroria.
Ismaili ka thënë se do të ndërmarr masa ndëshkuese për zyrtarët që kanë keqmenaxhuar me situatën. /Gazeta Shneta/