Në kohën kur pacientët brenda spitaleve publike detyrohen që përveç barnave jetike, t’i blejnë edhe medikamentet dhe materialet elementare, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili jep një deklaratë ironike.
Ai tallet me pacientët duke thënë se Ministria e Shëndetësisë do t’ua paguajë barnat pacientëve edhe kur trajtohen jashtë spitaleve publike.
“Barnat me të cilat do të furnizohen pacientët kosovarë jashtë spitaleve, do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë”, ka deklaruar ai në T7.
Sipas tij, ky është një projekt 7-vjeçar në të cilin është punuar shumë. Me këtë punë, Ismaili thotë se pacientët më nuk do të enden korridoreve duke mos e ditur se ku të drejtohen.
Ismaili ka folur edhe për sigurimet shëndetësore duke u zotuar se vitin e ardhshëm do të fillojë aplikimi i tyre. /Gazeta Shneta/