Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Sistemi i Informimit Shëndetësor ka hasur në shumë pengesa për 7 vite
Ismaili ka marr raportuar gjatë ditës së sotme në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi. KTV raporton se ai ka deklaruar gjatë mbledhjes së SISH është duke u përballur me pengesa të mëdha.
“Shumë pengesa na janë paraqitur në projektin e SISH-it. Edhe vet rekomandimet e shumta që na janë dhënë në një projekt i cili ka zgjatur qe 7 vite, tregon se sa kompleks është ky projekt”, tha ai, raporto KTV.
“I kemi pranuar rekomandimet e dhëna nga Auditori por ende na nevojitet më shumë qartësi rreth këtij projekti”, ka thënë ministri Ismaili.