Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është rikthyer sërish në këtë sektor, por kësaj radhe si opozitar.
Ismaili do të jetë pjesë e Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojë përgjegjësi nga pasardhësi i tij nga LVV Dr. Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe mjekët e LDK-së Dr. Haxhi Avdyli dhe Dr. Ekrem Hyseni.
Avdyli ka qenë një nga zërat më kritik të Ismailit, ndërsa tani mbetet të shihet nëse do t’i kundërshtojë politikat në shëndetësi të udhëhequra nga ministri Vitia në Qeverinë LVV-LDK.
Psikologu Fitim Uka dhe Fitim Haziri do të jenë anëtarë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Shneta/