Ismaili njofton për heqjen e listës së pritjes për banderola në AKPM

2018-12-07 në ora 08:52

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka njoftuar sot për heqjen e listës së pritjes për banderola në Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale.

Ismaili ka thënë se pas heqjes së listës barnat do të dalin në treg pa vonesa dhe pacientët do t’i marrin me kohë.

“Të gjitha kompanitë të cilat aplikojnë për marrjen e banderolave për barna në AKPPM, nuk do të kenë më nevojë të presin disa muaj por ato do ti marrin brenda 24 orëve. Asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund ti marrin ato në kohë”, ka shkruar ministri Ismaili. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *