Ministri Uran Ismaili ka thënë se është duke u angazhuar për të krijuar një kornizë ligjore e cila do t’i definonte përgjegjësitë e profesionistëve shëndetësorë.
Kështu ka deklaruar pas konferencës “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Kufijtë dhe sfidat”, e cila është mbajtur sot ku ka marr pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, transmeton Gazeta Shneta.
“Gjatë punës së tyre, profesionistët shëndetësorë duhet të ofrojnë shërbime të sigurta, duke mos rrezikuar integritetin e tyre profesional ose duke mbështetur praktika që shkelin të drejtat e njeriut. Këto parime ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha mjek-pacient, rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor”, ka thënë Ismaili.
Ai ka shtuar se do të angazhohet që së bashku me akterë të tjerë të përgatisin një kornizë ligjore e cila do të definonte kufijtë e përgjegjësisë së profesionistëve shëndetësorë. /Gazeta Shneta/