Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, po merr pjesë në punimet e kuvendit të Odës Gjermane të Mjekëve.
Në këtë ngjarje ai ka biseduar me homologun e tij gjerman, Jens Spahn. Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar se Gjermania do ta ndihmojë Kosovën në reformat shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i tij i plotë:
Jam shumë i lumtur që edhe Gjermania do të fillojë konkretisht ndihmën për t’i çuar përpara reformat shëndetësore në Kosovë. Me Ministrin Jens Spahn, të cilin e takova në Kuvendin e Odës Gjermane të Mjekëve, u dakorduam që shpejt të kemi një takim tjetër në Berlin – për t’i diskutuar mënyrat konkrete se si ky shtet mik do të mund të kontribuojë për shëndetësinë kosovare. Mirënjohës që Gjermania asnjëherë s’e ka rezervuar gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën.