Në një postim në profilin e tij në Facebook, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili ka treguar disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe produktivitetit në shëndetësi.
Ja postimi i plotë i ministrit në Facebook:
”Shëndetësinë duhet ta bëjmë më multidimensionale sesa që është sot, e që ndërlidhet me rritjen ekonomike, edukimin dhe mirëqenien sociale.
Investimi në shëndetin e qytetarëve qysh nga fëmijëria e hershme, si dhe sigurimet shëndetësore, janë politika që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, luftojnë varfërinë dhe ndihmojnë kursimet familjare.
Ky do të jetë prioritet imi dhe këtë e theksova sot në tryezën për “Shëndetin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, organizuar nga OBSH.”