Udhëtimi për t’u bërë prind nuk është gjithmonë i lehtë.
Megan Overton ishte diagnostifikuar me dështim ovarian primar, që nënkuptonte se duhej t’i nënshtrohej menopauzës.
Zgjedhja e vetme për të konceptuar fëmijë ishte fekondimi in vitro, i cili qe i pafat për ta. Konceptimi ishte i kualitetit të ulët, transmeton Gazeta Shneta.
Si shkak i kësaj, në javën e 13-të ata zbuluan në njërën foshnje anomali të shumta. Pasi që 2 foshnjet e tjera ndanin të njëjtën placentë, çdo trajtim që do bëhej në foshnjen me anomali do të ndikonte edhe tek 2 binjakët.
Kështu, nënës iu ofruan dy mundësi. Mundësia e parë ishte të vazhdonte shtatzëninë sa më gjatë që të ishte e mundur dhe sapo të kishte lindur foshnja me anomali, do t’i nënshtrohej trajtimeve lehtësuese.
Ndërsa, opsioni i dytë është që t’i mbanin të trija foshnjet gjithmonë në kujdesin e mjekëve, apo siç njihet në gjuhën e mjekësisë “terminalitet”.
Pasi menduan gjatë, ata vendosën që të zgjedhnin opsionin e parë.
Foshnja me anomali kishte lindur, ndërsa binjakët kishin abortuar. Nëna po e cilëson këtë vendim si momentin më të vështirë në jetën e saj dhe thotë se është duke ndjerë “miks” ndjenjash./Gazeta Shneta/