Ish-ministri i Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, po e promovon vetën e tij para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë me 6 tetor.
Ai ka zgjedhur që promovimin e numrit të tij ta bëj me një fanellë të tifozëve të Kosovës, Dardanët, shkruan Gazeta Shneta.
Por, përveç përurimit me fanellë, Rrahmani ka qenë i heshtur edhe pse ky muaj është fushatë zgjedhore në vendin tonë.
Përkundër faktit që menaxhimi i tij i ministrisë para këtij mandati u kritikua mjaft shumë ditëve të fundit nga pozita në largim, por edhe zyrtarë të opozitës aktuale, Rrahmani ka preferuar heshtjen. /Gazeta Shneta/