Irritimi nga pelena ndodhë në momentet kur bebi ka të ngrohtë apo ka lagështi. Këto skuqje mund të duken si njollat e kuqe në pjesën e poshtme të foshnjës ose si pika të kuqe në zonën gjenitale.
Skuqja nga pelena mund të rezultojë nga:
– acarim nga tualeti dhe urina
– ushqime apo produkte të reja
– lëkurë e ndjeshme
– një pelenë shumë e ngushtë
Mënyra më e rëndësishme për të parandaluar dhe trajtuar një skuqje të lëkurës është që foshnjes t’ia mbani pelenën sa më të thatë dhe të pastër. Dhe sigurohuni që pelena nuk është e mbështjellë shumë fort, transmeton Gazeta Shneta.
Sa herë që fëmija juaj nuk mban pelenë, vendoseni në një peshqir. Gjithashtu, u jepni pak kohë gjatë ditës që të qëndrojë pa pelenë. Kjo mund të ndihmojë që sipërfaqja që mbulohet nga pelena të jetë e thatë.
Kur ndërroni pelenën e foshnjës, pastroni zonën me butësi me një pëlhurë të butë ose spërkateni zonën me ujë nga një shishe. Edhe salvetat e zakonshme mund të kryejnë punë por ju duhet t’i pastroni me butësi në mënyrë që të mos shkaktoni më shumë irritim, shkruan Health Line.
Trajtimet që duhen shmangur
Shmangni përdorimin e produkteve shumë të parfumuara, duke përfshirë zbutësit e rrobave dhe fletët e tharjes. Hypoallergenic dhe pa aromë janë shumë më pak irrituese për shumë fëmijë.
Gjithashtu, vendoseni fëmijën tuaj në rroba që mund ta absorbojnë ajrin. Pantallona të gomës ose mbulesa të shtrënguara plastike mbi pelenë mund të nxisin një mjedis të lagësht dhe të nxehtë.
Ju gjithashtu duhet të përmbaheni nga përdorimi i pluhurit për foshnje, sepse mund ta thithin atë, gjë që mund të dëmtojë mushkëritë e tyre./GazetaShneta/