Kur liderët e menaxhimit të diabetit bashkëpunojnë me liderët e pajisjeve të fitnesit atëherë diçka e jashtëzakonshme ndodh.
Në dhjetor, Fitbit, një kompani lider në ndërlidhjen e parametrave të fitnesit dhe shëndetit të njeriut njoftoi se do të bashkëpunojë me Medtronic për të sjell një platformë që bën monitorimin e diabetit te pacientët dhe te doktorët e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Bashkarisht, këto dy kompani kanë lëshuar në treg produktin “iPro2 myLog”, një aplikacion inovativ që ua mundëson pacientëve me diabet të tipit 2 ta monitojnë lehtësisht nivelet e glukozës në gjak.
Medtronic dhe Fitbit planifikojnë që në të ardhmen t’iu ofrojmë pacientëve edhe më shumë zgjidhje në këtë fushë.
Për ata pacientë që jetojnë me diabet, balancimi i nivelit të glukozës në gjak është pjesë e jetës së tyre ditor dhe një aplikacion i tillë mund t’ua lehtësojë shumë jetën.
“Po ofrojmë zgjidhje për pacientët me diabet për më shumë liri dhe shëndet më të mirë”, u shpreh Laura Stoltenberg, zv/presidente dhe menaxhere gjeneralë e programit Non-Intensive Diabetes herapies në Medtronic. /Gazeta Shneta/