Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje nga qytetarët që të marrin vaksinat.
Mjekët e IKSHP-së kanë rekomanduar që personat e sëmurë me sëmundje kronike apo ata të moshuar mbi moshën 65-vjeçare, të vaksinohen kundër gripit sezonal, shkruan Gazeta Shneta.
Mjekët po ashtu kanë bërë thirrje për prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër sëmundjeve ngjitëse siç është fruthi.
Njoftimi i plot: Prindër të nderuar!
Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile!
I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.
Pothuaj në të gjitha shtetet e Europës është shënuar epidemi e fruthit! Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit!
Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve! Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë! /Gazeta Shneta/