Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka hequr dyshimet për sëmundjen e malaries tek gratë e riatdhesuara nga zonat e luftës në Siri.
Në një deklaratë për Gazetën Shneta, IKSHP thotë se kanë pasur dyshime te një nga këto gra, por analizat kanë dalë negative sa i përket malaries.
“Ka pasur dyshime te vetëm një grua dhe analizat kanë rezultuar se nuk është e prekur nga sëmundja e malaries”, thuhet në deklaratën e IKSHP-së për Gazetën Shneta.
Gazeta ka raportuar më herët për dyshimet e kësaj sëmundje tek gratë e kthyera nga Siria, disa prej të cilave po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK. /Gazeta Shneta/