Inspektorati i Punës i ka hedhur poshtë ankesat e kundërkandidatëve në konkursin për drejtor në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Klinikën e Syve në QKUK, në të cilat u përzgjodhën Dr. Jakup Ismaili përkatësisht Dr. Adem Miftari, shkruan Gazeta Shneta.
Përzgjedhjen e Ismailit në Gjinekologji, të jashtëligjshme e konsideruan kundërkandidatët Curr Gjocaj dhe Vlora Ibishi. Të dy fillimisht ushtruan ankesë në Komisionin e QKUK-së e më pastaj edhe në Inspektorat.
Ndërsa për përzgjedhjen e Miftarit në Klinikën e Syve, ishte ankuar ish-drejtori Florim Zejnullahu.
Miftari tashmë e ka nënshkruar kontratën për drejtor, ndërsa Ismaili pritet ta bëj sot ose nesër. /Gazeta Shneta/