Inovacioni i çuditshëm: Makina që i ndihmon njerëzit të bëjnë vetëvrasje

2018-04-24 në ora 08:44

Në një video të postuar më poshtë mund të shihni një makinë të çuditshme të zbuluar kohët e fundit.

Ajo është një kapsul e mbushur me nitrogjen që i ndihmon njerëzit të kryejnë vetëvrasje, transmeton Gazeta Shneta.

Inovatorët e kësaj makine shpresojnë se ajo do të jetë e gatshme për përdorim në fund të këtij viti.

“Sarco” është ekspozuar për herë të parë në panairin e funeraleve në Amsterdam.

Eutanzia ose vetëvrasja e vullnetshme, është e ndaluar në shumicën e vendeve, por në Holandë është e lejuar me ligj.

Qëllimi i kësaj makine është që t’iu mundësojë njerëzve që të kryejnë vetëvrasje pa dhimbje, nëpërmjet shtypjes së një butoni të vetëm si dhe pa ndihmën e askujt. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *