Infermierja ruse për shkak të nxehtësisë trajton pacientët vetëm me bikini dhe kostumin mbrojtës nga Covid-19

2020-05-22 në ora 21:30

Një infermiere në një spital në Tula, Rusi u bë virale në rrjetet sociale brenda natës pasiqë ajo u përpoq të punonte pa veshur asgjë përveç të brendshmeve, nën një kostum mbrojtës, doreza dhe syze.

Një foto e infemieres, e veshur me një kostum të pastër plastik mbrojtës dhe mbante një tabaka plot me ilaçe, të cilat do t’i shpërndante tek pacientët e saj të sëmurë, u bë virale pasi u raportua për herë të parë nga Tulskie Novosti të martën vonë, transmeton Gazeta Shneta.

Fotografia raportohet se është bërë në një spital rajonal për sëmundje infektive në Tula, qyteti më i maadh i Rajonit Tula në jug të Moskës.

Sidoqoftë, vet punëtorja mjekësore raportoi se nuk ishte në dijeni të ekspozimit të saj. I njejti burim thoshte se gruaja vendosi të kalonte pjesen e tjetër të ditës në atë mënyrë pasi kishte shumë të nxehtë dhe nuk mund të imagjinonte që do të ishte transparente deri në atë masë.

Ndërsa vendimi i infermieres nuk u komentua nga ministria dhe spitali shumë nga punonjësitm jekësor komplimentuan atë në rrjete sociale. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *