Zahide Uka është infermiere, profesion të cilin e ushtron tash e njëzet vite.
Ajo për televizionin ‘T7’ në Ditën Botërore të Infermierisë ka rrëfyer në lidhje me trajtimet që i ka bërë përgjatë periudhës së bombardimeve atëbotë nga Aleanca Veriatlantike.
Megjithëse i ka ofruar kënaqësi, ky profesion nuk qe edhe krejtësisht pa vështirësi dhe rreziqe.
“Satisfakcioni që ta jep puna me pacientin është diçka e papërshkrueshme. Puna që e kemi bërë para luftës ka qenë punë sa e mirë, po aq edhe e vështirë. Për shembull ne, gjatë kohës së bombardimeve, ngas kemi marrë pjesë në trajtimin e të sëmurëve në terren dhe të të plagosurve”, deklaron Uka për T7.
Ajo gjithashtu thotë se ende duhet të punohet në sferën e mirësjelljes dhe komunikimit me pacientët.