Një metër borë nuk e ka ndaluar Liridona Canin, infermiere e qendrës shëndetësore Ostren, që të eci një orë në këmbë për të shpëtuar foshnjën e sëmurë me bronkopneumoni, në fshat të Bulqizës.
Lajmin për një veprim kaq heroik e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
“[❄]Një metër borë nuk e ka ndalur Liridona Canin, infermieren e qendrës shëndetësore Ostren të ecë mbi një orë në këmbë drejt fshatit Okshtun i madh për të shpëtuar këtë foshnje të sëmurë me bronkopneumoni, vetëm 6 muajshe, e bllokuar në fshatin e thellë të Bulqizës. “, shkroi Manastirliu në postimin e saj
Ndër të tjera, e para e shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar se foshnja është dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe se ka dalur jashtë rreziku për jetën.
“Foshnja është transportuar në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht mjekët konfirmojnë se ka dalë nga rreziku për jetën ??
????mjekëve dhe infermierëve??⚕?⚕?heronj të heshtur #ShëndetësiaNëGadishmëri?”