Videoja e cila po bënë gjiron nëpër mediume të shumta ndërkombëtare ka të bëjë me një grua e cila kishte të veshur një uniformë të bardhë që besohet të jetë një infermiere, shihet derisa ec korridoreve të spitalit i bien nga dora disa herë dokumentet si dhe nga pacienti që e kishte gjiruar thotë se ajo ishte e dehur.
Pacienti shpërndan këtë video nga shqetësimi për sigurinë e pacientëve që kanë të bëjnë me analizat e gjakut, për shkak se tubi i gjakut për analiza mund të përfundojë duke u derdhur korridoreve të spitalit.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Klinike të Nishit Zoran Radovanoviç ka bërë të ditur se e ka parë videon por që nuk mund ta dallojë se cila infermiere ka qenë për shkak se fytyra nuk shihej në video regjistrim, derisa ngre dyshime se ajo punon në Qendrën Klinike, siç shkruan Kurir, transmeton Gazeta Shneta.
Më tutje drejtori ka bërë thirrje të gjithë pacientëve që kanë parë këtë video që të tregojnë nëse e njohin këtë infermiere në mënyrë që të sanksionohet për këtë veprim të saj brenda institucionit shëndetësor./Gazeta Shneta/