Rrjetet sociale kanë bërë që njerëzit të ndajnë me të tjerët edhe momentet më të rëndësishme në jetën e tyre. Por harrojnë se shpesh herë tregojnë shumë më tepër se që duhet.
Ka shumë prej nënave të reja, që pas lindjes kanë çrregullime, dhimbje dhe preferojnë të bëjnë pushim të vend se të hedhin fotografi në rrjetet sociale.
Fotografia e mëposhtme duket sikur është një çast i bukur i një fëmije me një mjeke ose infermiere, por pastaj sytë tuaj shkojnë në sfond.
“Disa njerëz janë me ngut për ta vënë fotografinë e foshnjes në Facebook, por harrojnë disa gjëra para se ta postojnë”, thuhet në fotografi.
“Konfuzioni im është se pse infermierja është e zënë duke bërë fotografi me fëmijën e dikujt tjetër, derisa nëna nuk e ka përfunduar procesin e lindjes?” pyeti një nënë.