Infermieret detyrohen rregullisht të bëjnë ndërrime pa bukë dhe pa ujë, sepse nuk kanë kohë për të marrë pushim, kështu të paktën thotë një studim i realizuar së fundmi.
Anketa nga revista ‘’Nursing Standard’’ zbuloi se tre të katërtat e infermiereve thanë se nuk kishin kohë për një pushim gjatë një ose dy ndërrime në çdo javë.
Më shumë se gjysma kanë thënë se rregullisht nuk janë në gjendje të pinë ujë, ndërsa 57% thonë se nuk kanë qasje në ushqim të shëndetshëm apo ushqyes në punë. Një infermiere tha se kishte marrë edhe trajtim për gurët në veshka, sepse ajo nuk kishte qenë në gjendje të pinte mjaft lëngje. Derisa, për shkak të presionit të punës, një infermiere tjetër e kishte menduar edhe vetëvrajsen.
Në këtë studim morën pjesë rreth 2,000 infermiere, që përshkruajnë mungesën e pushimeve, ngarkesën e tepërt në punë, mungesë të ushqimit dhe të ujit, si një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, Kim Sunley, zyrtare kombëtare për RCN, tha se gjetjet e bëjnë ‘leximin shumë të vështirë’. Ajo tha: “Është e trishtuar që mos marrja e pushimeve duket se tani është bërë ” normë “.
“Natyrisht, në një krizë apo emergjencë, absolutisht, nuk do të dilni në pushim, por kur të bëhet normë që nuk do e bëni gjatë tërë punës, kjo është e paqëndrueshme dhe çon në infermierë të sëmurë, të lodhur’’. Tema e hidratimit është për t’u debatuar në konferencën vjetore të Kolegjit Mbretëror të Infermierisë (RCN) në Belfast./Gazeta Shneta/