Infermieret nga qyteti i Mitrovicës që punojnë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, kanë organizuar një iftar të përbashkët në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Dhjetëra infermiere që udhëtojnë nga Mitrovica për në QKUK, janë bërë bashkë në iftar në një restoran në qytetin e tyre.
Ato kanë ftuar si mysafir në këtë organizim edhe zëdhënësin e QKUK-së Shpend Fazliu, i cili është nga Vushtrria. Shumica prej tyre e agjërojnë muajin e Ramazanit. /Gazeta Shneta/