Infektologu Dr. Izet Sadiku është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar vet Sadiku në një deklaratë të shkurt për Gazetën Shneta. “Po është e vërtetë se jam emëruar në këtë pozitë”, ka deklaruar mjeku.
Infektologu Sadiku nuk do të heq dorë nga puna në Infektivë me pacientë në këtë situatë me koronavirusin, por ai do të marr obligime shtesë në pozitën e zv.ministrit.
Kujtojmë se Sadiku ka qenë në pozitë të njëjtë edhe në kohën kur me Qeverinë ka udhëhequr Isa Mustafa dhe ministër i Shëndetësisë ka qenë Imet Rrahmani. /Gazeta Shneta/