Ballafaqimi me një infeksion të sinusit mund të ndihet veçanërisht sfidues gjatë shtatëzanisë.
Infeksionet e sinusit janë një ndërlikim i zakonshëm i virusit të ftohtjes dhe alergjive. Mund të shkaktojnë bllokime të dhimbshme të hundës (rinitit) dhe simptoma të tjera shkruan MedicalNewToday përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët kanë sugjeruar që ndryshimet hormonale mund të luajnë një rol në rinitin e shkaktuar nga shtatzënia, e cila zakonisht ndodh në tremujorin e dytë dhe të tretë dhe largohet pas 2 javësh nga lindja e fëmijëve.
Studiuesit mendojnë që kongjestioni i vazhdueshëm i hundës mund të paraqesë rreziqe për zhvillimin dhe rritjen e duhur të fetusit për shkak të një ulje graduale të oksigjenit.
Mirëpo, komplikimet si kjo janë të rralla dhe me trajtimet e duhura, pastaj rreziqet për fetusin mbesin shumë të ulta.
Simptoma më e zakonshme e një infeksioni të sinusit, ose sinusiti, është dhimbja ose butësia përreth hundës dhe faqeve.
Pastaj, simptoma të tjera të një infeksioni me sinus përfshijnë: dhimbje koke, një hundë e bllokuar, dhimbje të fytit, energji e ulët, ethe, kollitje si dhe dhimbje dhëmbi. /Gazeta Shneta/