Një nënë është duke bërë thirrje dëshpëruese për nënat tjera që të kenë kujdes nga infeksioni që ia mbyti foshnjën 5 ditëshe.
Bebja Amber Lewis vdiq më 2 janar të këtij viti pasi u prek nga virusi ‘Streptococcus’ (GBS), i cili gjendet në trupin e pothuajse 25 për qind të grave. Ky virus mund të jetë fatal nëse prek beben gjatë shtatzënisë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit e foshnjës që vdiq nga ky virus, Richard Leëis dhe Gabby Urrutia, tani po akuzojnë Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë pse nuk aplikon analizë për këtë virus, sikurse bëhet në disa vende të tjera si Poloni, Lituani apo Çeki.
Nëna ka treguar se më 27 dhjetor kishte ndjerë disa dhimbje, por kishte menduar se është gjithçka normale.
“Nuk e ndjeja shumë foshnjën të lëvizte. Gjatë gjithë kohës kishte lëvizur, por tani mendoja se i kishte ardhur koha të dilte jashtë”, ka rrëfyer nëna. Ajo lindi foshnjën 4.900 kg dhe doktorët kanë intervenuar për 11 minuta pas lindjes duke u munduar ta rikthenin në jetë përmes shtypjes në gjoks. Amber pastaj ishte dërguar në kujdesin intensiv.
Pas analizave mjekët treguan se infeksioni GBS kishte dëmtuar rëndë trurin e foshnjës. Ajo vdiq pas pesë ditësh. /Gazeta Shneta/