Nëse flasim për infeksionet virale ose të bie fokusi ndaj ‘herpesit gjenital’ atëherë gjatë shtatëzanisë nënat duhet të kenë kujdes për mbrojtjen e bebit nga kalimi i mundshëm i këtij virusit gjatë lindjes.
Një nënë mund të infektojë fëmijën e saj gjatë lindjes, shpesh në mënyrë fatale shkruan WebMd përcjell Gazeta Shneta.
Por nëse një grua ka herpes gjenital para se të mbetet shtatzënë, ose nëse infektohet së pari në fillim të shtatëzanisë, mundësia që fëmija i saj të infektohet është shumë i ulët – më pak se 1%.
Poshtu gratë me herpes gjenital ekzaminohen me kujdes për ndonjë simptomë para lindjes. Nëse shenjat e herpesit gjenital përkeqësohen atëhere fëmija mund të dorëzohet me anë të prerjes cezariane (i quajtur edhe si një seksion C).
Thuhet se rreziku i infektimit të foshnjës është i lartë (30% deri 50%) kur një grua është infektuar rishtazi vonë gjatë shtatëzanisë.
Kjo për shkak se sistemi imunitar i nënës nuk ka zhvilluar antitrupa mbrojtës kundër virusit. Gratë me një infeksion të vjetër me herpes kanë antitrupa kundër virusit, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjës. /Gazeta Shneta /