Dr. Besart Merovci, pediatër, është ftuar në emisionin “Mjeku në studio” në Radio Televizionin 21 për të folur më gjerësisht në lidhje me infeksionet tek fëmijët.
Sipas pediatrit, infeksionet urinare zënë vendin e dytë tek të gjitha infeksionet që paraqiten tek fëmijët, ngase vendin e parë e zënë infeksionet respiratore.
Deri në moshën 2-vjeçare, infeksionet e traktit urinar janë më të hasura tek gjinia mashkullore, kurse pas kësaj moshe, arrihet njëfarë barazie, shkruan Gazeta Shneta.
Si vërtetohet se një fëmijë ka infeksione urinare?
Tek mjekësia në përgjithësi dhe në lëminë e pediatrisë, paraqitja tek mjeku ka shumë rëndësi. Simptomat arrijnë t’i japin një kahje apo një drejtim, siç është historia e sëmundjes, për të cilën udhëzohet nga një ide.
Gjithashtu, një tjetër mundësi për të zbuluar nëse fëmija është prekur me infeksion urinar është edhe analizat laboratorike, së bashku me metodat imazherike.
Ku gjinden më shpesh këto infeksione dhe se me çfarë lidhet paraqitja e tyre?
Tek fëmijët, infeksionet urinare janë të përsëritshme, që pasi të vizitohet mjeku, prindërit duhet treguar se fëmijëve u është përsëritur infeksioni urinar.
Simptoma më e zakonshme me infeksionet urinare zakonisht shoqërohet me temperaturë të lartë tek fëmijët.
Tek fëmijët meshkuj, synetia ka një rol shumë të rëndësishëm për preventimin e infeksioneve urinare. Sipas studimeve të fundit, tek gjinia mashkullore synetia apo cirkumcizioni ka ndihmuar të ulë ndjeshëm fenomenin e infeksionit./Gazeta Shneta/