Flet Linda Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologe
Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë ato mykotike dhe nëse nuk mjekohen me kohë, fillojnë dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora e organit gjenital dhe ato bëhen të shumta të numër, duke shkuar në kolpite mykobakteriale që duhet trajtuar me çdo kusht.
Sa e rrezikojnë bebin këta infeksione?
Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte. Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë. Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik.
E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimi të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet.
A zgjat?
Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.
Disa këshilla?
E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara. Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve ordinere vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku./Shendeti.com.al